Largohet nga Dortmund përpara fundit të kontratës, mbrojtësi rikthehet në vendlindje

Thomas Meunier me shumë gjasa do të largohet nga Borussia Dortmund një vit më herët nga ajo çfarë parashikon kontrata. Siç raporton Kicker, belgu është i destinuar të kthehet në vendlindje. 31-vjeçari Meunier ka arritur një marrëveshje në parim me Brugge për tre sezonet e ardhshme, me opsionin për të zgjatur bashkëpunimin edhe për një vit tjetër.

Meunier  ka veshur fanellën e Brugge nga viti 2011 deri në vitin 2016, duke zgjuar interesin e Paris Saint-Germain dhe duke kaluar kështu te PSG. Lojtari më pas zbarkoi në Dortmund në verën e vitit 2020. Me verdhezinjtë, ai luajti vetëm 75 paraqitje në tre sezone, duke shënuar 3 gola dhe duke dhuruar 8 asiste.

Sezoni i fundit ishte i komplikuar dhe i kushtëzuar nga dëmtimet, të cilat ishin të shumta. Ndërkohë, klubi nga Signal Iduna Park ka përforcuar në kohë krahun e djathtë, duke nënshkruar me Julian Ryerson nga Union Berlin në janar, sakaq vlen të theksohet se trajneri Terzic mund të llogarisë edhe në shërbimet e Marius Wolf.

()

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×