Milan, prezantohet Loftus-Cheek: Synojmë të përmirësohemi, më pëlqente të shihja Kaka

Mesfushori Ruben Loftus-Cheek është prezantuar zyrtarisht sot si futbollist i Milanit, pas një eksperience te Chelsea.

“Më kujtohet San Siro në sfidën Milan-Chelsea. Në atë ndeshje ishte surprizë për ne të dëgjonim atë zhurmë në stadium, të gjithë brohorisnin dhe mbështetja nga tifozët ishte vërtet e jashtëzakonshme.”

OBJEKTIVI – “Këtë sezon me Milanin ne synojmë përmirësim të vazhdueshëm. Do të duhet të përpiqemi të fitojmë çdo garë.”

KUJTIME NGA MILANI – “Më pëlqente veçanërisht të shihja se si luante Kaka, vërtet e jashtëzakonshme se si ai e trajtonte topin. Jo se dua ta krahasoj veten me të, por mënyra se si e trajtoi topin është frymëzuese. Edhe Pirlo i jashtëzakonshëm.”

NUMRI 8 – “Unë e kuptoj shumë peshën e këtij numri. Mendoj se kjo tregon ambicien time për të mbështetur plotësisht ekipin.”

TOMORI – “Kam folur shumë me të, e pyeta se si është Milani dhe ai më tha se do të pëlqejë shumë, sepse është një qytet i bukur, sepse është një ekip i jashtëzakonshëm dhe se pasioni i tifozëve të mbështet maksimalisht. Para se të flisja me Tomorin, e dija se Milani ka një histori të gjatë në të cilën do të doja të isha pjesë. Ende nuk kam mësuar të flas italisht, por edhe për këtë do të më ndihmojë Tomori.” – tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×