SPAK kërkesë për arrestimin e Ahmetajt/ Pritet mbledhja e Këshillit të Mandateve, mbërrin Dumani dhe prokurorja. Të hënën Kuvendi seancë të posaçme

Ashtu siç ishte parashikuar që dje, sot do të mblidhet sërish Këshilli i Mandateve, ku do të diskutohet mbi kërkesën e SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt.

Mësohet se kreu i SPAK, Altin Dumani, bashkë me prokuroren Enkeleda Millonai u paraqitën në Kryesinë e Kuvendit, për të paraqitur para anëtarëve të Këshillit të Mandateve kërkesën e tyre për arrestimin e deputetit socialist, bashkë me ato që cilësohen si prova nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas informacioneve të fundit mund të ketë një seancë plenare të posaçme të hënën, por pritet për t’u parë nëse do të ketë dy raporte për këtë çështje nga palët.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×