
Al-Nassr kishte nisur të bënte lëvizje të “çmendura” në treg, ku pasi transferoi Ronaldon, klubi arab firmosi edhe me Marcelo Brozovic. Klubi nga Riyadh ka marrë një lajm të keq sa i përket dritares së transferimeve. FIFA ka vendosur për bllokimin e merkatos së Al-Nassr.
Shkak është bërë një marrëveshje e vitit 2018 me Leicester City për transferimin e Ahmed Musa. Al-Nassr pagoi 14 milionë paund për shërbimet e tij, por jo 390,000 paund, para të cilat duhet të kalonin te “Dhelprat” në formë bonusesh. Sipas asaj që shkruajnë mediat, merkato do të jetë e bllokuar deri në momentin që klubi i Saudi Proffesional League të shlyejë të gjitha detyrimet.
()
and then