Nuk ka eksperiencë, Bayern Munchen tërhiqet nga gara për sulmuesin

Randal Kolo Muani nuk është më objektiv i Bayern Munchen. Klubi bavarez ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga gara për sulmuesin francez dhe për këtë, kampionët e Gjermanisë duket se kanë një arsye të fortë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Bayern Munchen nuk dëshiron të shpenzojë për një sulmues i cili nuk ka shumë eksperiencë. Në të kaluarën, Muani ka veshur fanellën e Nantes. 24-vjeçari ka luajtur 32 ndeshje me Eintrachtin e Frankfurtit këtë sezon, ku ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë pasin e fundit 11 herë. Nuk dihet nëse Muani do largohet apo jo nga “Shqiponjat”, por mund të thuhet me siguri se te Bayern nuk e duan më!

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×