Inter zgjedh kapitenin pas largimit të Handonovic, klubi zikaltër prezanton zyrtarisht fanellat e para

Tashmë është zyrtare, Lautaro Martinez do të jetë kapiteni i ri i Interit. Pas lamtumirës së Handanovic, ishin disa kandidatura për të shiritin, por Inzaghi dhe kupola drejtuese kanë vendimin që kapiten të jetë sulmuesi argjentinas, që po përgatitet të fillojë sezonin e tij të gjashtë ngjyrat zikaltër, me 238 paraqitje dhe 102 gola të shënuar.

Ndërkohë, Inter ka prezantuar zyrtarisht edhe uniformën e re që do të mbajë veshur sezonin e ardhshëm për të gjitha ndeshjet në shtëpi. Klubi zikaltër do të ketë një uniformë me ngjyrat tradicionale, por ndërthurja e vijave do të jetë me nuanca dhe me hije. Në pjesën qendrore të fanellës, do të jetë sponsori “Paramount +”.

Ky sponsor ky që shoqëroi Interin gjatë ndeshjeve të fundit në kampionat dhe në finalen e Ligës së Kampioneve. “Milano ka dy ngjyra, por nuanca të pafundme”, shkruan klubi i Interit në prezantimin e uniformës së re. Ditët në vijim, pritet që zikaltërit të prezantojnë edhe uniformën e dytë.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×