
Liverpool po punon fuqishëm për sezonin e ri. Trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp në podcastin e tij nuk hezoi të fliste për merkaton e transferimeve.
“Ka kaq shumë gjëra për të bërë, dritarja e transferimeve është e hapur. Nëse dita ime do të kishte 28 orë, nuk do të ishte problem për momentin, unë mund t’i plotësoja lehtësisht me stërvitjen dhe gjithçka tjetër.”
Kanë mbetur edhe tre javë e gjysmë deri në ndeshjen e parë të sezonit. Disa gjëra duhet të ndodhin para kësaj, sigurisht, edhe nga pikëpamja e tregut. Tani është e qartë dhe do të ndodhë. Duhet të hyjnë lojtarë të rinj, do të kemi një ekip të mirë” – Tha ai.
()
and then