Zjarret në Greqi, Ambasada shqiptare në Athinë thirrje qytetarëve: Ja numrat ku mund të kërkoni ndihmë

Ambasada shqiptare në Athinë ka reaguar në lidhje me zjarret në Greqi, ku u ka bërë thirrje qytetarëve për kontakte dhe si të kërkojnë ndihmë në rast nevoje.

Sakaq ka vënë në dispozicion numrat e kontakteve në rast emergjencë.

Njoftim:

‼️ Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente të zjarreve në rajone të ndryshme të Greqisë, Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura nga zjarri, të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë:

Drejtpërdrejt me Sekretarinë e Përgjithshme të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile 🇬🇷, në numrat e telefonit

0030-213 1510903

0030-213 1510953;

Njësinë e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme 🇬🇷 që është aktivizuar për shkak të zjarrit, e cila ka vënë në dispozicion të shtetasve të huaj që kanë nevojë për ndihmë numrat e kontaktit

0030-210 3681730

0030-210 3681259

0030-210 3681350;

Ambasadën 🇦🇱 në Athinë në numrin e emergjencave 0030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve 𝟮𝟰/𝟳 dhe në adresën e email-it. [email protected].

Në solidaritet me Greqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare greke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook