Interi “bezdis” Romën për Dybala-n, sulmuesi argjentinas i prerë për të ardhmen e tij

Paulo Dybala është në qendër të projektit të Romës. Sulmesi argjentinas luajti sezonin e parë në kryeqytet, ka një kontratë aktuale deri në vitin 2025 me klubin, ndërsa së fundmi mësohet se drejtuesit dhe lojtari janë afër arritjes së një akord për zgjatjen e bashkëpunimit deri në vitin 2026.

Sipas asa që shkruajnë mediat italiane, Interi ka vendosur që të bezdisë Romën për Dybalan, me Beppe Marottan që ka kërkuar informacion për yllin e lindur në Laguna Larga  të Argjentinës. Gjithsesi, 29-vjeçari nuk e ka ndërmend të lëvizë dhe dëshiron qëndrimin te ekipi aktual.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×