Lavdia e “Djallit” zhvlerësohet përpara historisë moderne të bluve, ja diferencat në shitjet e Milanit dhe Çelsit

Çelsi i vendit të tretë në kampionatin anglez, thuajse i shitur. Mungon vetëm zyrtarizimi i akordit që do ta shohë klubin anglez të ndryshojë pronësi për 5 miliardë euro. Situatë e ngjashme me atë të Milanit që mund të shitet si kampion i Italisë për një shumë pesë herë më të vogël.

6456

Katër miliardë euro diferenca që duket se e thellojnë hendekun mes kampionatit anglez dhe atij italian në aspektin e marketingut. Vetëm në aspektin e organikës diferenca është e frikshme.

Ajo e bluve, sipas “Transfermarkt” kushton 852 milionë euro, teksa Ibra me shokë vlejnë 450 milionë euro. Përveç organikave, diferencën më të madhe e bën stadiumi. 40 mijë vendet e “Stamford Bridge” kushtojnë të paktën 1.5 miliardë euro pavarësisht se klubi po shqyrton mundësinë e rinovimit të impiantit të ndërtuar në vitin 1877.

Kostoja për këtë nismë kap 2 miliardë euro me perspektivën për të rritur edhe kapacitetin. Këtë “problem” nuk e ka Milani që ndan “San Siro”-n me Interin prej më shumë se një shekulli.

Sikur të mos mjaftonte, impianti i përket bashkisë dhe dy klubet e njohura prej thuajse tri vitesh janë frenuar nga burokracitë që mund t’i shtyjnë të ndërtojnë stadiumin jashtë qytetit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×