Juventus-Chelsea vijojnë negociatat për shkëmbimin Vlahovic-Lukaku, por rruga deri në gjetjen e një akordi pritet të jetë ende e gjatë. Max Allegri nuk e ka me nxitim, nuk është se po pret me padurim Lukakun, në një kohë kur Vlahovic jep garanci, këtë e vërtetoi edhe kundër Real Madrid. Drejtuesit e Juves më shumë kërkojnë të lëvizin për të përfituar para kesh, pra me largimin e Vlahovic kërkojnë të sigurojnë 40 milionë euro, plus kartonin e Lukakut. As në Londër nuk e kanë me shumë nxitim, për këtë arsye deri në këtë pikë nuk ofrojnë më shumë se 20 milionë euro kesh për Vlahovic, plus Lukakun.

Kjo lëvizje është e kushtëzuar shumë edhe nga Pochettino, trajneri i Chelsea nuk dëshiron të nxitohet pasi sipas mediave angleze, argjentinasi beson shumë tek Broja. Pochettino kërkon të shoh nga pranë sulmuesi kuqezi, për të krijuar një ide më të qartë. E ardhmja e talentit shqiptar në Londër është ende në dyshim, deri në fund të gushtit pritet të dëgjojmë ende, por fjalën e fundit pritet ta thotë Pochettino.
()