Goditja e fundit e madhe e Raiolës, zbulohet shifra marramendëse e përfituar nga kompania e tij për shitjen e Haland

Erling Haland është futbollisti i ri i Mançester Sitit. Një transferim i bujshëm, padyshim, i cili nuk do të ishte arritur pa ndërmjetësimin e kompanisë që drejtohej nga Mino Raiola, i ndarë nga jeta pak ditë më parë. Raiola ishte ai që kishte vendosur thuajse gjithçka deri tani në karrierën e Haland dhe orientimi i tij drejt Mançester Sitit, duket se ka qenë pikërisht ideja e të ndjerit.

646

Mediat angleze kanë zbuluar se çdo hap i negociatave është ndjekur fillimisht nga Raiola dhe është finalizuar më pas nga avokatja e tij e besuar, Rafala Pimenta. Akordi për rrogën e lojtarit ishte siguruar prej kohësh, me një pagë prej 400 mijë paund në javë te Mançester Siti.

Gjithçka që mbetej të zgjidhej ishte pagesa e kartonit te Borusia Dortmund si dhe përqindjet që do të merrnin negociuesit e marrëveshjes. Kështu, në vend të 63 milionë pauind që mendohej se do të paguante Mançester Siti për futbollistin, është mësuar se do të paguajë vetëm 51 milionë paund. Megjithatë, klubi anglez do të paguajë rreth 34 milionë paund të tjera si bonuse për negociatorët. Babai i Haland pritet të përfitojë një shumë të majmë, por pjesa më e madhe i shkon pikërisht agjencisë të së ndjerit Raiola, e cila bëri kështu goditjen e madhe pak ditë pas ndarjes nga jeta të tij.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×