“Duam kampionatin dhe Kupën e Italisë”, Inzagi: Me juven duhet të japim 120% në fushë

Trajneri i Interit, Simone Inzagi ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes finale të Kupës së Italisë që skuadra e tij do të zhvillojë kundër Juventusit.

Inzagi

 

 

Tekniku italian ka theksuar rëndësinë e sfidës, teksa ka përmendur edhe fitoren e kampionatit si një prej objektivave të këtij fund sezoni.

“Unë, stafi dhe skuadra e dimë se çfarë kemi bërë në këtë sezon.

Jemi në garë për kampionatin dhe kupën dhe duam t’i fitojmë që të dyja.

Kjo do të jetë finalja e dytë për mua si trajner i Interit dhe shpresoj të përsëris suksesin e Superkupës.

Me Juven duhet të japim 120% në fushë, duhet të jemi gati për një ndeshje të madhe, një finale.

Do kisha preferuar ta luanim ndeshjen në përfundim të kampionatit, por ky është sistemi i vendosur dhe duhet ta pranojmë.”, u shpreh Inzagi.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×