Operacioni antidrogë për 2 ditë, policia: 6 të arrestuar shqiptarë dhe të huaj. Sekuestrohet kanabis, armë e para, trafikantët i vunë flakën velierës kur…

Policia e Shtetit ka dalë sot me informacion zyrtar për operacionin ndëkrombëtar antidrogë ku morën pjesë forcat e Guardia Di Finanza, DEA-s amerikane dhe policisë shqiptare. Gjatë operacioni u godit një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe Kurbin, teksa pati zhvillime në ujërat ndërkombëtare dhe ato shqiptare.

Sipas zv.drejtorit të policisë Sokol Bizhga, operacioni nisi në orën 22:00 të mbrëmjes së 14 gushtit dhe u përmbyll pasditen e djeshme në orën 18:00.

Ai tha se trafikantët i vunë flakën një veliere ku ndodhej drogë dhe pajisje të tjera sapo pikasën policinë. Gjatë operacionit janë sekuestruar armë, para cash: 45 mijë euro, 25 mln lekë të vjetra, paund, franga zvicerane e lira turke. Po kështu 25 kg kanabis janë gjetur në afërsi të vendit ku është mbytur veliera.
Nga operacioni janë arrestuar 6 persona, shqiptarë dhe të huaj.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook