Madridi ka një “mbret” të ri, Jude Bellingham. Blerja e bujshme e Reali këtë verë, talenti britanik, ka bërë që tifozët të harrojnë Benzema, por dhe Mbappe, për momentin është ai lideri i ri i këtij ekipi. Djemtë e Ancelottit kaluan dhe pengesën e radhës, dolën me pikë të plota nga transferta përballë Almeria-s, pavarësisht se u trembën pak në fillim teksa vendasit kaluan në antantash që në minutën e 3-të. Reali reagoi shpejt dhe në minutën e 19-të, pasi një rrëmuje në zonë Bellingham barazoi shifrat në 1-1, gol i konfirmuar nga VAR. Në fundin e pjesës së parë, Reali gjeti dhe golin e dytë me Kroos, por këtë herë ishte po VAR që ndali festën për një faull në sulm.
Në pjesën e dytë, Kroos “peshkoi” në zonë Bellingham që me kokë kaloi Realin në avantazh. Për të hipotekuar këtë sukses të Real Madrid mendoi Vinicius Jr që me një ekzekutim fantastik sigloi shifrat në 1-3. Me këtë sukses, Reali merr shpejt komandën e La Liga-s me 6 pikë në plota në 2 ndeshje, 5 gola të shënuar 1 i pësuar.
()