Larg kryeqytetit, të shpërngulur në “Elbasan Arena”, derbi Dinamo-Tirana nuk e ka shijen e njëjtë, por mbetet një sfidë shumë e rëndësishme për të dy ekipet, për më tepër që vjen në javën e parë. Me Di Biago-n në stol, me një staf totalisht të ri, me logo të re dhe me një projekt të ri, larg emrit të traditës së bluve, Dinamo befasoi Tiranën teksa kaluan të parët në avantazh me Kaçorrin në minutën e 24-të, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi. Festa e dinamovitëve nuk zgjati shumë pasi Hila barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 29-të. Në pjesën e dytë, në minutën e 59-të, Dinamo kaloi në avantazh me Denison që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
59’ GOOOL DINAMO! Shënon Denison me penallti.
55’-58’ Harkim nga e majta i Prodanit. Kaçorri gjuan me kokë dhe vjen devijimi i Hoxhallarit në këndore, Blutë pretendojnë për penallti dhe gjyqtari Xhaja shkon të shohë pamjet me VAR. Në fund ai bën shenjë nga pika e bardhë.
29’ GOOOL TIRANA! Aksion i shpejte me kombinime i Tiranës, ku Abazaj gjen Hilën dhe ky i fundit gjuan duke gjetur rrjetën
24’ GOOOL DINAMO! Pas një goditje nga këndi, Kaçorri gjuan me kokë dhe mposht Likën.
20’ Aksion i rrufeshëm i Tiranës në të majtën, Latifi pason në shtyllën e dytë ku janë dy lojtarë bardheblu që ngatërrohen duke penguar njëri-tjetrin dhe në fund Abazj nuk ia del të gjuajë drejt portës. (SHIH VIDEO)
16’ Krasniqi provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe përfundon në këndore. (SHIH VIDEO)
11’ Hila rrezohet në zonë dhe ka gjithashtu pretendime për penallti, Xhaja bën shenjë që loja të vazhdojë pavarësisht protestave. (SHIH VIDEO)
9’ Top në thellësi nga prapavija bardheblu për Abazajn, Rexhepi del dhe kontrollon sferën.
7’ Mundësi e mirë e Dinamos për të rrezikuar portën kundërshtare, pasi Kaçorri ul topin për Zabërgjën. Ky i fundit ndalet nga mbrojtësit bardheblu dhe rrëzohet duke kërkuar penallti, por Xhaja bën shenjë që loja të vazhdojë. (SHIH VIDEO)
5’ Tani është Tirana e cila sulmon në krahun e majtë, me topin që harkohet në shtyllën e dytë për Abazajn. Por gjuajtja e këtij të fundit lë shumë për të dëshiruar dhe shkon larg katërkëndorit.
4’ Sulm nga e djathta i Dinamos, topi harkohet në shtyllën e parë te Denison, por Hoxhallari vjedh me zotësi një faull ndaj futbollistit brazilian.
1’ Vila provon menjëherë me një harkim drejt Kaçorrit në zonë, por nuk gjen shokun e skuadrës.
1′ Nis ndeshja në “Elbasan Arena”.
20’ Aksion i rrufeshëm i Tiranës në të majtën, Latifi pason në shtyllën e dytë ku janë dy lojtarë bardheblu që ngatërrohen duke penguar njëri-tjetrin dhe në fund Abazj nuk ia del të gjuajë drejt portës.
16’ Krasniqi provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe përfundon në këndore.
11’ Hila rrezohet në zonë dhe ka gjithashtu pretendime për penallti, Xhaja bën shenjë që loja të vazhdojë pavarësisht protestave.
9’ Top në thellësi nga prapavija bardheblu për Abazajn, Rexhepi del dhe kontrollon sferën.
7’ Mundësi e mirë e Dinamos për të rrezikuar portën kundërshtare, pasi Kaçorri ul topin për Zabërgjën. Ky i fundit ndalet nga mbrojtësit bardheblu dhe rrëzohet duke kërkuar penallti, por Xhaja bën shenjë që loja të vazhdojë.
5’ Tani është Tirana e cila sulmon në krahun e majtë, me topin që harkohet në shtyllën e dytë për Abazajn. Por gjuajtja e këtij të fundit lë shumë për të dëshiruar dhe shkon larg katërkëndorit.
4’ Sulm nga e djathta i Dinamos, topi harkohet në shtyllën e parë te Denison, por Hoxhallari vjedh me zotësi një faull ndaj futbollistit brazilian.
1’ Vila provon menjëherë me një harkim drejt Kaçorrit në zonë, por nuk gjen shokun e skuadrës.
1′ Nis ndeshja në “Elbasan Arena”.