Sherr mes kunatash, 53-vjeçarja në Ksamil hyn në telashe me policinë pasi…

Një sherr mes kunatash ka bërë që një prej tyre të përfundoi në telashe me policinë. Ngjarja është regjistruar në Ksamil.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet Gj. B., 53 vjeçe, banuese në Ksamil do të procedohet penalisht.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për shtetasen Gj. B., 53 vjeçe, banuese në Ksamil, Sarandë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së saj, shtetases E. B., 67 vjeçe, banuese në Ksamil, Sarandë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×