Ngjashmëria e Prince George dhe vëllait të Lady Diana-s po bën xhiron e rrjetit

ipiccy_image-40-2

Ngjarja më e rëndësishme e ditëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar janë festimet e Jubileut Platinum në nder të 70-vjetorit në fron të Mbretëreshës Elizabeth.

Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ku ndjekësve të “flaktë” të familjes mbretërore nuk u shpëton asgjë nga çfarë po zhvillohet në Pallatin Buckingham.

Së fundmi është krijuar një “zhurmë” e madhe në rrjet për ngjashmërinë e madhe që ndjekësit kanë vënë re midis djalit të Kate dhe William, Princ George dhe vëllait të Princeshë Diana-s, Charles Spencer.

Njerzit nisën të komentonin në rrjete sociale duke vendosur në pah ngjashmërinë që Princi ka me Spencer nisur nga tiparet e fytyrë, flokët.

“Kam menduar gjithmonë se ai i ngjan vëllait të Lady Diana-s”, – ka komentuar njëri.

“George është Spencer, Charlotte është Windsor dhe Louis është Middleton,”-shton një tjetër ndjekës.

Më tej ju kujtojmë që djali i vogël i Kate Middelton dhe Princit William është bërë viral në rrjetet sociale, përshkak të reagimeve të tij gjatë festimeve të Jubileut Platinium.

Kate ka kaluar një moment të sikletshëm me djalin e saj teksa shikonin konkursin e Jubile Platinium. Princ Louis është filmuar duke i vendosur dorën mbi gojën e Kate dhe videoja tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.

Kur Dukesha e Kembrixhit, 40 vjeç, u përpoq ta ndalonte me mirësjellje Louisin me veprimet e tij, djaloshi i zhurmshëm bëri disa mimika, ku i nxori gjuhën dhe i filloi ta tallte.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×