Riaktivizohet zjarri në pyllin e Sodës në Vlorë. Mësohet se zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, ndërsa situata është e vështirë për shkak të terrenit. Si pasojë e flakëve janë djegur një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha.