Edhe pse merkato e verës do afro 1 muaj të çelet, lëvizjet e bujshme kanë filluar. Mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger, do të jetë pjesë e Realit të Madridit në sezonet e ardhshme. Futbollisti i Çelsit, mësohet se ka kaluar vizitat mjekësore e tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

Në fakt, kjo e martë ka rezultuar me lajmë shumë të rëndësishme, pasi Mançester Siti zyrtarizoi Halandin, ndërsa Borusia e Dormundit pasuesin e norvegjezit, sulmuesin e Salcburgut, Karim Adejemi.
Lojtari do të transferohet në “Santiago Bernabeu” me parametra zero, pasi i skadon kontrata në fund të sezonit me “blutë”. Gjermani luan si qendërmbrojtës, por mund të përshtatet mjaft mirë edhe si mbrojtës i krahut të djathtë. Gjatë këtij sezoni me Çelsin, Rudiger luajti në 31 ndeshje në Premier League, ku shënoi tri gola dhe asistoi dy herë.
Arena e Lajmit
and then