Mick Schumacher “harron” Formula 1, në një lidhje dashurie me finalisten e Miss Danimarka

Mick, djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, ka një dashuri të re. Piloti gjerman ka nisur një lidhje me modelen daneze Laila Hasanovic pas shkëputjes nga garat automobilistike për pak kohë.

Vajza, që ka origjinë boshnjake dhe ka qenë finaliste në Miss Danimarka, është parë për herë të parë në krah të djalit të Schumi-t rreth një muaj më parë me rastin e Çmimit të Madh të Belgjikës.

Çifti ka vendosur të dalë hapur, duke publikuar në rrjetet respektive sociale disa fotografi ku shfaqen bashkë dhe shumë të dashuruar. Në fotografi shihen Mick dhe Laila në një jaht ndërsa 22-vjeçarja mbështet kokën në shpatullën e tij.

Ky imazh ndiqet nga një tjetër në të cilin modelja merr një puthje në faqe nga ish-piloti i Haas. Laila Hasanovic ka qenë e lidhur në të kaluarën me futbollistin e Ëolfsburg, Jonas Ëind. Ndarja erdhi në fillimin e vitit 2023.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×