Ish-futbollisti anglez, Eshli Kol ka rrëfyer tmerrin e përjetuar për shkak të një grabitje që përjetoi në shtëpinë e tij dy vite më parë.

Kol ka treguar detajet e ngjarjes, ku nuk e ka fshehur frikën e përjetuar në ato momente.
“Sapo hapa “Netfixin” dëgjova një zhurmë të fortë më pas pash disa persona të maskuar që më kishin hyrë në shtëpi.
Më drejtuan thikën dhe më thanë të ulesha në gjunjë, në atë moment mendova vdekjen, thash se nuk do t’i shikoja më fëmijët e mi.
Njëri prej tyre donte të më priste gishtat një nga një.
Më pas erdhi policia dhe ata u larguan, nuk mund t’i besoja syve që isha gjallë.”, u shpreh Kol.
Arena e Lajmit
and then