VIDEO/ Na kujton rastin e Beogradit, një dron që mban një flamur ndërpret ndeshjen kualifikuese të Euro 2024

Një dron në Yerevan mori vëmendjen  e të gjithë tifozëve që po ndiqnin nga stadiumi Vazgen Sargsyan Republican ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 mes Armenisë dhe Kroacisë. Për këtë episod të ndodhur në minutë ne 35-të të ndeshjes, arbitri francez Turpin ndërpreu takimin për pak sekonda, për të rifilluar më pas gjithçka.

Në bazë të asaj që shkruajnë mediat armene, bëhet fjalë për një flamur të Nagorno-Karabakhut, regjionit për të cilint Armenia e Azerbajxhani janë në konflikt të gjatë. Ngjarja ngjan me atë të Beogradit nëntë vite më parë, kur ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre nga një dron me flamurin shqiptar dhe hartën e Shqipërisë së Madhe.

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×