Belgjikë, katër shqiptarët guxojnë më shumë seç duhet, arrestohen pasi kultivuan kanabis në banesën pranë rajonit të policisë

Katër shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen se ishin përgjegjës për kultivimin e kanabisit në një banesë në Roeselare të Belgjikës.

Mësohet se hetuesit kanë gjetur mbetjet e një plantacioni kanabisi në një shtëpi private që ndodhej pranë godinës së rajonit të policisë.

Në foton më poshtë shfaqet shtëpia e shqiptarëve, e kthyer në plantacion për rritjen e kanabisit, si edhe rajoni i policisë belge, i cili ndodhet disa qindra metra larg, në mes të fotos.

  • foto galeri

Sipas mediave të huaja efektivët e policisë kalonin pranë banesës ku kultivohej kanabisi dhjetëra herë çdo ditë, por pa mundur të gjurmonin veprimtarinë e paligjshme.

Sakaq, shqiptarët e arrestuar do të përballen me drejtësinë për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa drejtuesi i tyre rrezikon deri në dy vite burg.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook