“Do jemi befasia e sezonit”, flet bomberi i ri i Erzenit pas golit ndaj Tiranës: Nuk njihja emrat e shokëve dhe kjo na ka dëmtuar

Bekim Maliqi është kthyer shumë shpejt në një lojtar kyç për lojën e Erzenit. Futbollisti i krahut të djathtë, ka arritur sot kuotën e 3 golave në Superiore në vetëm 5 ndeshjet e para, por këtë herë kishte një shije më të veçantë, pasi i dha suksesin 1-0 skuadrës së tij ndaj Tiranës.

“Jam i lumtur edhe për golin, por më shumë për fitoren që është meritë e të gjithë çunave. Ky grup nuk ka limite, ka shumë kualitet, ajo që na gëzon më shumë është se punojmë bashkë. E kam thënë në ndeshjen e parë ndaj Laçit që nuk dija emrin e shumë lojtarëve dhe ajo na ka dëmtuar më së shumti. Sikur të kishim pak më shumë kohë të punonim bashkë, do ishim më ndryshe, do kishim më shumë pikë, se kualiteti i këtij grupi nuk ka limite. Tani të rrimë me këmbë në tokë, të mos na kapë euforia dhe të arrijmë objektivat e grupit.

Do i marrim ndeshjet një nga një dhe do jemi befasia e sezonit. Besoj shumë së pari te çunat dhe shpresoj të jetë ashtu”, tha për “MCN” Maliqi në fund të ndeshjes./Panorama sport

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×