Doli nga fusha i dëmtuar në Empoli, Inter humbet sulmuesin deri në nëntor

I dëmtuar dje ndaj Empolit, sulmuesi Marko Arnautovic do të mungojë për pak kohë në skuadrën e Interit. Ja deklarata e klubit zikaltër në lidhje me kushtet e qendërsulmuesit austriak, pasi ky i fundit iu nënshtrua testeve instrumentale mëngjesin e sotëm:

“Marko Arnautovic iu nënshtrua testeve instrumentale mëngjesin e sotëm në Institutin Klinik “Humanitas” në Rozzano pas dëmtimit të djeshëm, në ndeshjen kundër Empolit.

Për sulmuesin zikaltër, tendosje muskulore e mesme në kryqëzimin miotendinoz të bicepsit femoral të kofshës së majtë. Gjendja e tij do të do të rivlerësohet në javët në vijim” – shkruhet në njoftim. Sipas llogarive të para, ai mund të kthehet në fushë vetëm në mesin e muajit nëntor.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×