Krimi që tronditi Dukagjinin, kush janë autorët e dyshuar për vrasjen e babait dhe plagosjen e të birit, 4 prej tyre merren në pyetje

Mbrëmë Dukagjini u trondit nga një krim i rëndë, ku babë e bir u bënë shënjestër e një sulmi me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat, babai ndërroi jetë Zef Guri dhe u plagos rëndë, i biri, Gjin Guri.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për se autorë të dyshuar të krimit janë Martin Qershija, Edmon Nika, Kujtim Dholla, Çesk Serraj si dhe Gjovalin Guri.

Sakaq, mësohet se në pyetje në polici janë marrë Martin Qershija, Edmon Nika, Kujtim Dholla dhe Çesk Serraj. Ndërkohë, Gjovalin Guri është djali i xhaxhait, ndërsa është person i shpallur në kërkim më herët për kultivim kanabisi. Kujtojmë se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli në lokalin e tij në Shosh.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×