“Do vdes i virgjër si Arjani!” Opinionisti i kundërpërgjigjet ish-konkurrentit pas deklaratës së papritur

arjan-konomi2

Arjan Konomi prej dy sezonesh është bërë pjesë e emisionit të dashurisë “Për’puthen” si opinionist ku jep mendimet e tij rreth konkurrentëve.

Ai është përfshirë në situata të shumta dhe debate të forta, por rrallë e kemi parë në situatë të sikletshme. Një e tillë ishte rezervuar për në javën e fundit të emisionit. Në puntatën e sotme, Armando, ish-konkurrent, ishte i ftuar në studio ku foli për eksperiencën e tij e jo vetëm.

Në një moment ai tha: “Sikur Ariani edhe unë kam vendos të vdes i virgjër”. Një pretendim që është përfolur shumë në rrjetet sociale dhe nga ish-konkurrentë të tjerë.

Jo jo ti fol për vete.. se unë s’kam vendos të vdes i virgjër larg qoftë”, -iu kundërpërgjigj Arjani.

Opinionisti është shumë hermetik rreth jetës personale dhe nuk ka zbuluar se çfarë po ndodh me të dhe nëse ka dikë në krah.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×