Trajneri Masimiliano Alegri ka bërë dje edhe testet e fundit në pritje të finales së Kupës së Italisë kundër Interit, ku surpriza e madhe në formacion ndoshta mund të jetë lënia në stol e Alvaro Moratës.
Shpatulla e Dushan Vlahoviçit do të jetë një armë për vazhdimësinë e sfidës, ndërkohë që serbi do të jetë pyka e vetme në 4-2-3-1 e ideuar për sot.
Numri 7 i bardhezinjve do të mbështetet nga Kuadrado, Dibala dhe nga Bernardeski në të majtë.
Ndërkohë, edhe në mesfushë edhe pse Lokateli ka rikuperuar, titullarë do të jenë Rabio e Zakaria, ndërsa në mbrojtje do të jetë kuarteti i palëvizshëm: Sandro, Kielini, Bonuçi dhe Danilo. Në portë portieri i Kupës, Perin.
Arena e Lajmit
