Edhe pse ka disa vite që i ka dhënë “lamtumirë” futbollit profesionist, Françesko Toti nuk e ka humbur kurrë shkëlqimin e tij në sportin më të dashur në botë.
Së fundmi gjatë një ndeshje të zhvilluar në minifutboll ku luhen “8×8”, ish-kapiteni legjendar i Romës, ka realizuar një supergol nga goditja e dënimit nga mesfusha duke shtangur portierin kundërshtar.
Vlen të theksohet se Françesko Toti ka konfirmuar prezencën e tij në Tiranë, më 25 maj në finalen e madhe të Ligës së Konferencës ku Roma e tij do të përballet ndaj Fejnordit në stadiumin “AIR Albania”.
– Arena e Lajmit
