Lukaku “mania”, Roma e dashuruar me belgun, Chelsea i vendos çmimin

Në pak kohë, Romelu Lukaku bëri për vete Romën, duke u kthyer në njeriun gol. Në sfidën e fundit, atë kundër Cagliari-t, belgu realizoi një “dopietë” golash duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon. Fabrizio Romano, eksperti i merkatos, shkruan në Twitter, se Chelsea ka vendosur që në verë të ndërpres përfundimisht kontratën me Lukakun, madje ka dhe një çmim për shitjen përfundimtare të tij:

Luuu
Luuu

Chelsea kërkon afro 43 milionë euro për të lënë të lirë Lukakun. Roma është bindur nga forma e Lukakut, të paktën deri më tani, janë të gatshëm të paguajnë këtë shifër për të blerë përfundimisht kartonin e Lukakut. Për momentin kjo është një ide, një projeksion për merkaton e verës, pasi mbetet për t’u parë se kush do të jetë trajner i Romës sezonin e ardhshëm, por dhe dëshira e lojtarit, pasi Lukaku ka vërtetuar se nuk është shumë “besnik” kur bëhet fjalë për të zgjedhur.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×