Zyrtare/ Misioni i qartë, vëllai i Inzaghit firmos në Serie A

Filippo Inzaghi është trajneri më i ri i Salernitanës. Klubi i Serie A, pas largimit të Paulo Sousa-s, i ka besuar pankinën vëllait të Simone Izaghit.

“US Salernitana 1919 njofton se ka arritur një marrëveshje me Z. Filippo Inzaghi dhe së shpejti do t’i besojë atij drejtimin teknik të ekipit të parë”, shkruan klubi.

50-vjeçari i lindur në Piacenza, Filippo Inzaghi vjen pas një eskperience te Reggina, ndërsa më parë ka drejtuar ekipe si Benevento dhe Brescia. Salernitana po zhvillon një sezon për t’u harruar dhe nisja e edicionit nuk duket aspak premtuese. Vetëm vendi i parafundit në tabelë dhe vetëm 3 pikë të grumbulluara tregojnë qartë situatën te klubi nga Salerno, por shpresohet se me ardhjen e teknikut të ri, do ndryshohet marsh.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×