Heidi Baci kthehet në ‘Grande Fratello’, me akuza për Varresen: Mos fol më për babanë tim

Shqiptarja Heidi Baci, e cila u largua nga ‘Grande Fratello’ pas takimit me babain e saj Gentin, është rikthyer në shtëpinë e famshme ku është përballur me aktorin,  Massimiliano Varrese, me të cilin nisi një histori dashurie.

Rikthimi i saj këtë herë nuk ishte si banore por për të shpjeguar arsyet që e shtynë të largohej nga programi dhe raportin e saj me Massimilianon. Ajo i kërkoi Varreses mos të fliste më për të dhe babanë e saj dhe se nuk dëshironte që të mbante më kontakt me aktorin.

“Nuk më pëlqen sepse ai nuk e kuptoi ‘Jo’ që i thashë. Ky individ është një person shumë i hutuar, më herët foli për terror ndaj babait tim, tani ka thënë që e dua. I mungojnë shumë copa. E kuptova sa shumë më manipuloi. Tani kam shumë inat, por jo ndaj dikujt, por ndaj vetes. Ka vënë vazhdimisht vajzën e tij përballë meje duke më thënë se kam një vajzë dhe po mundohesha ta mbroja. Nëna ime përjetoi keq situata që nuk ishin normale”, tha ajo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×