Seanca për kryebashkiakun e Himarës/ “Në janar u emërova shef policie”, dëshmitari: Më thanë se do mblidheshin vota për Fredi Belerin, dhe lajmërova….

Zbardhen dëshmitë e gjyqit të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.

Njëri prej dëshmitarëve, Ermal Ajdini ka dëshmuar se “Në janar 2023 u emërova shef policie në Himarë dhe Arsen Ramën ma prezantuan  kolegët. Në fund të muajt prill të 2023 më telefonoi Arsen Rama dhe më tha se po bliheshin vota për Alfred Belerin. Nga verifikimet rezultoi që informacioni ishte i vërtetë. Pas kësaj, vura në dijeni eprorët e mi e më pas prokurorin. Ishte Arsen Rama ai që vendosi të bashkëpunojë me prokurorin.

Kujtojmë se sot, Gjykata e Lartë ka përcaktuar Gjykatën e Posaçme si kompetente për të shqyrtuar kërkesën për leje të posaçme për Fredi Belerin.

Ndërsa dëshmitari tjetër deklaroi se “Unë mbledh kanoçe, nuk e dija që e kisha emrin në listë. Më thanë që të votoja për Belerin do më jepnin 100 mijë lekë. Ndërsa për gruan dhe mamanë edhe njëqind të tjera. Lekët do m’i jepte Niko Panajoti që e kam të afërt të nënës. Ne nuk i morëm lekët sepse nuk votuam.”

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×