FOTO/ Milan i tregoi “ferrin” PSG, “djajtë” e Piolit “tërbojnë” mediat: Fantastikë

“San Siro” kthehet në “ferr” për PSG. Më në fund, Milan bën të madhin në Champions, thyen me përmbysje sheikët francez duke qenë tashmë zot të fatit të tyre. Kjo ishte një mbrëmje magjike për bandën e Piolit, ekipi dukej i kolauduar në perfeksion, për më tepër tregun forcë karakteri. Rafa Leao fitoi duelin në distancë me Mbappe, portugezi u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa “gjeli” më i famshëm ishte thjeshtë një “fantazmë” në Milano. Sfida nisi në malore për kuqezinjtë teksa një ish rival i famshëm si Skriniar me kokë kaloi PSG në avantazh, ky ishte pikërisht skenari më i keq i mundshëm.

Milan Skrinier
Milan Skrinier

Buzëqeshja e tifozëve u kthye shpejt, pas vetëm tre minutash, Rafa Leao me një ekzekutim fantastik, me një veprim akrobatik, rikthehu baraspeshën. PSG i futi sërish drithërimat Milanit, ku Dembele në minutën e 26 me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë përplasi topin në traversë.

Rafa Leao
Rafa Leao

Me fillimin e pjesës së dytë, në aksionin e parë, Milani gjeti dhe golin e dytë me Oliver Giroud. Leao futi një kros të fortë në zonë, aty ku me kokë, Giroud dërgoi topin në rrjetë duke përmbysur shifrat në 2-1.

Giroud
Giroud

PSG u përpoq të shmangte këtë humbje, por ishin dhe të pafat, si në fundin e ndeshjes duke goditur shtyllën. Në fund festa ishte e gjitha për kuqezinjtë që rikthehen në jetë falë një suksesi të madh përballë atyre që shiheshin si favorit të këtij grupi.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Milan, mbreti je ti”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. “Fantastik, Milani më i bukur. Leao e Giroud heshtin PSG”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×