BASKETBOLL DJEM/ Dinamo super me moshat, kampione edhe për U-16 (REZULTATET)

Pas triumfit me ekipin U-18, Dinamo është shpallur kampione e Shqipërisë në basketboll për djem edhe me skuadrën e nën 16- vjeçarëve.

DIN

Dinamovitët e vegjël kanë arritur të triumfojnë edhe në finalen e dytë përballë bashkëmoshatarëve të tyre të skuadrës Superior Klima, duke u kurorëzuar me meritë kampionë.

Ashtu sikurse finalja e parë edhe sfida e dytë e zhvilluar më 8 maj në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ishte një sfidë interesante, me të dyja skuadrat që luftuan deri në fund.

Por Dinamo u tregua më e vendosur dhe ia doli që të triumfonte me rezultatin 73-60, duke e mbyllur me festë. Kështu, akademia blu e sportit të koshit përfundon një sezon fantastik në sektorin e moshave.

RE 1

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×