Nga Hollywood-i në një furgon fast-food-i, puna e re ka çuditur fansat e aktorit të njohur

Nga Hollywood-i në një furgon fast-food-i, puna e re ka çuditur

Ylli i Hollivudit, Bradley Cooper, ka befasuar fansat e tij pasi është parë duke punuar në një furgon fast-food-i në mes të Nju-Jorkut. Të ardhurat do të shkojnë për bamirësi për të ndihmuar njerëzit që nuk sigurojnë dot ushqimin. Cooper përgatitste sanduiçë së bashku me Danny DiGiampietro dhe Seth Braunstein të ‘Angelo’s Pizzeria’. Piceria është një biznes i vendosur në Filadelfian Jugore, vendlindjen e tij.

DiGiampietro postoi në rrjetet sociale, duke theksuar se Cooper ka “një talent natyral” për biznesin e ushqimit të shpejtë. Në fakt, disa nga miqtë e aktorit shkuan për të konsumuar atje ushqim, si Laura Dern dhe e dashura e tij, Gigi Hadid.

Po ashtu, edhe ish-partnerja e tij, Irina Shayk, e vizitoi Bradley-n së bashku me vajzën e tyre, Lea De Sienne. Një tabelë pranë furgonit shkruante, “100% e të ardhurave të sotme do të dhurohen për të ndihmuar në njerëzit e Nju-Jorkut në nevojë”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×