Kultivuan mbi 10 mijë rrënjë kanabis në zonat malore të Shkodrës, arrestohet anëtari i katërt i grupit kriminal (emri)

Një tjetër anëtar i një grupi kriminal i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në zonat e thella të Shkodrës ka përfunduar në prangat e policisë duke e çuar në 4 numrin e të arrestuarve ndërsa gjashtë të tjerë janë ende në arrati.

Policia sqaron se gjatë operacionit “Forca e Ligjit” është arrestuar shtetasi, Kristian  Plepaj, i cili është përfshirë në kultivimin e një sasie prej 10 mijë bimësh narkotike.

Njoftimi: 

Shkon 4 numri i të arrestuarve si pjesëtarë të një grupi kriminal, përgjegjës për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike cannabis sativa, në fshatrat Kir dhe Pult. Identifikohet nga hetimet dhe vihet në pranga një 26-vjeçar.

3 pjesëtarët e tjerë të grupit prej 10 pjesëtarësh, u arrestuan më datë 26.11.2023, ndërsa bimët e kultivuara nga këta shtetas u asgjësuan në gusht të këtij viti, në kuadër të fazës së 12 të megaoperacionit “Alpe të pastra”.

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasit të akuzuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit K. P., 26 vjeç.

26-vjeçari u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, ka rezultuar se bashkë me 9 shtetas të tjerë, të organizuar si grup, kanë kultivuar në fshatrat Kir dhe Pult, 10 274 bimëve narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, në gusht të vitit 2023, si rezultat i fazës së 12 të megaoperacionit anticannabis, në nivel qarku, të koduar “Alpe të pastra”.

Më datë 26.11.2023, Policia arrestoi 3 pjesëtarë të këtij grupi, ndërkaq vijon puna për kapjen e pjesëtarëve të tjerë, tashmë të identifikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×