Mario Hermoso është në vitin e fundit të kontratës me Atletico Madrid. Mbrojtësi mund të largohet në verë dhe Juventus është një nga skuadrat e interesuara.
“Më duhet të marr një vendim, është e vërtetë. Atletico do të thotë shumë për mua, unë kam qenë me Simeone për një kohë të gjatë. Ai më ka bërë të bëhem lojtar i mirë dhe sigurisht që e mbaj parasysh në zgjedhjen time. Por nuk kam vendosur ende” – tha ai në një intervistë.
Hermoso luan për skuadrën nga Madridi që nga viti 2019, periudhë në të cilën erdhi nga Espanyol. Më parë, spanjolli ka luajtur për Valladollid dhe Real Madrid B. Në sezonin aktual, deri më tani, Hermoso ka dhënë kontributin e tij në 14 ndeshje në La Liga. 28-vjeçari numëron 1 asist.
(J.S/)