E rrallë në Champions League, arbitri shënon në dorë lojtarët e ndëshkuar me karton të verdhë

E çuditshme por e vërtetë. Nuk ka kaluar pa u vënë re episodi interesant që ka përfshirë gjyqtarin Scharer në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në San Siro mes Interit dhe Real Sociedad, e vlefshme për javën e fundit të fazës së grupeve të Champions League.

Arbitri zviceran shënonte lojtarët që janë ndëshkuar me karton të verdhë. Ai ndërtoi një tabelë, në njërën anë (I) kishte kuptimin e Interit, e në anën tjetër (RS) për Sociedadin. Natyrisht, shkruheshin numrat e tyre që kanë mbi shpinë.

Pamjet janë bërë virale dhe kanë marrë shumë shpërndarje. Sa i takon futbollistëve të ndëshkuar, Zubeldia dhe Zakharyan u “zverdhën” në pjesën e parë. Nuk mbetën pa u ndëshkuar as japonezi Kubo, Elustondo, sakaq i vetmi në krahun tjetër që u paralajmërua ishte Lautaro.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×