Konflikt në Korçë, plagos 46-vjeçarin me mjete të forta, policia më këmbë për kapjen e autorit

1578183339 1569701512policianaten

KORÇË

Një 46-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Korçë gjatë një konflikti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në lagjen nr. 13, Korçë, rruga “1 Maji”, gjatë një konflikti, shtetasi E. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjet të fortë në trup shtetasin S. D., rreth 46 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar E. B.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×