Florent Hasani është bashkuar me Rapidin e Bukureshtit. Sulmuesi, i cili u largua nga Tirana, firmosi sot me skuadrën rumune. Sa i takon kontratës, bëhet fjalë për një marrëveshje që do zgjasë dy vjet e gjysmë. “Golashënuesi i Shqipërisë është lojtari i ri i RapidiT. Mirë se vjen, Florent Hasani” – Shkruan klubi.
28-vjeçari, në sezonin e kaluar në kampionat në 34 ndeshje realizoi 16 gola. Në këtë edicion, Hasani gjeti 10 herë rrugën e rrjetës. Me interes të madh priten paraqitjet e tij me Rapidin e Bukureshtit, me të ardhmen që duket premtuese.
Hasani ka luajtur më parë në Hungari për DVTK. Nuk mund të lihet pa përmendur përvoja me Trepccen 89’ nga viti 2016 në vitin 2018.
(J.S/)