Trashësia e borës arrin në një metër në Gramsh, grupi i emergjencave del në terren për zhbllokimin e rrugëve

Reshjet e dëborës që kanë rënë 24 orët e fundit dhe erërat e forta në formë stuhie kanë krijuar vortomete.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për se në disa pjesë të rrugës që lidh fshatin Rovje me qytetin e Gramshit, trashësia e borës arrin mbi një metër. Aktualisht raportohet se ky aks rrugor është i bllokuar.

Kreu i Bashkisë së Gramshit Besion Ajazi është shprehur se në terren kemi nxjerr grupin e emergjencave për të parë situatën, në disa zona duhet ndërhyrë me traktor me zinxhirë pasi trashësia e dëborës është e madhe e terreni tepër i vështirë Fatmirësisht nuk janë raportuar raste emergjente në persona të sëmurë.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×