VIDEO/ Broja fantastik ndaj Newcastle, “nxjerr blof” lojtarin brazilian me një lëvizje

Armando Broja nuk luajti titullar mbrëmë me Chelsean ndaj Newcastle në EFL CUP, por trajneri Pochettino vendosi t’a aktivizonte pas 30 minutash. Sulmuesi shqiptar realizoi gol që u konsiderua i parregullt, ndërsa pak më vonë ra në sy një lëvizje fantastike e tij.

Siç shihet në video, Broja me një kalim unik “mashtron” Bruno Guimares, me brazilianin që shkon nga krahu tjetër.

Lojtari kuqezi vjen pas një periudhe shumë të vështirë, ku mbeti jashtë fushave për shkak të një dëmtimi. Gjithsesi, gjithçka duket se është hedhur pas krahëve dhe futbollisti është gati për të kontribuar për Blutë e Londrës në këtë fazë të rëndësishme të sezonit.

 

 

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×