
Jurgen Bardhi është rikthyer sërish protagonist në Ligën e Parë Turke, në disfatën që skuadra e tij, Keçiorengyçy mori përballë Altaj në transfertë. Ish-i i Partizanit asistoi në golin e vetëm të ekipit të tij, që u realizua nga Kiliniç në minutën e 43’.
Gjithsesi Altaj arriti të përmbyste sfidën me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë. Ky ishte asisti numër 3 për Bardhin këtë sezon, i cili gjithashtu ka realizuar dhe dy gola.
and then