Tifozët e Manchester United duhet të jenë të durueshëm, Ratcliffe mendon për rinovimin e stadiumit

Jim Ratcliffe që prej pak ditësh është zyrtarisht aksioner i ri i Manchester United. Miliarderi anglez, njeriu më i pasur i Britanisë, pronari dhe kryetari i Ineos, do të blejë 25% të aksioneve të Klasit B të United dhe deri në 25% të aksioneve të klasit A ​​të klubit, si dhe do të investojë 300 milionë të tjera për shpenzime të ndryshme në Old Trafford.

Këto investime po krijojnë kuriozitet të madh në Angli, pasi ende nuk dihet saktësisht mënyra e shpërndarjes së parave. Sipas The Telegraph, ndër ndryshimet e para që Ratcliffe do të donte të bënte do të ishte rinovimi i  Old Trafford. Pra, investimi fillestar do të përdoret kryesisht për të përmirësuar infrastrukturën, siç është stadiumi, apo dhe qendra stërvitore në Carrington.

Kështu, ndryshime të mëdha priten te Manchester United dhe natyrisht diçka e tillë do kohë. Tifozët e Manchester United duhet të jenë të durueshëm, pasi në Manchester do dalë…dielli.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×