“Divorc” në Kukës, lojtari largohet nga verilindorët

Pas disa vitesh te Kukësi, Fluturim Domi nuk është më pjesë e verilindorëve. Lojtari 23-vjeçar dhe klubi kanë ndërprerë bashkëpunimin, teksa vetë Domi ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Çdo fillim e ka një fund! Pas shumë vitesh largohem nga klubi i qytetit tim, ku u rrita dhe jam munduar që të jap maksimumin sa herë që është kërkuar kontributi im. I uroj Kukësit shumë suksese dhe shpresoj që të përmbushë objektivat e tij. Dua të falënderoj përzemërsisht tifozët kuksianë që janë gjithnjë pranë skuadrës dhe e mbështesin atë pa kushte. Do të jeni gjithnjë në zemrën time” – shkruajti ai.

Në sezonin 2023-2024, futbollisti ka zhvilluar 4 ndeshje. Në edicionin 2022/2023, ai ka kontribuar në 11 takime.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×