Mbrojtësi i majtë brazilian, Andrey Yago da Silva Mesquita është bashkuar me Vllaznisë. 26-vjeçari ka nënshkruar kontratë për një sezon, me mundësinë e zgjatjes edhe për një tjetër. Andrey Yago ka luajtur më parë në Maqedoninë e Veriut, ku ka veshur fanellën e Makedonija GP.
“KF Vllaznia bën të ditur se pjesë e tij nga sot është edhe futbollisti brazilian Andrey Yago da Silva Mesquita Almeida. Ai është 26 vjeç dhe luan në rolin e mbrojtësit të majtë dhe ka firmosur një kontratë 1+1 me klubin tonë. Andrey Yago ka luajtur më parë në Brazil, Portugali dhe Maqedoninë e Veriut. Tani i urojmë suksese me fanellën kuqeblu” – Shkruan klubi.
Debutimi i tij mund të vijë që me datën 20 janar, në ndeshjen e kampionatit mes Erzenit dhe Vllaznisë.
(J.S/)