Presidenti Agim Ademi jep lajmin, Kosova me trajner gjerman

Kosova është pa trajner që pas largimit të Primoz Gliha. “Dardanët” kanë marrë kohën e duhur për gjetjen e teknikut të ri dhe duket se tashmë ka të reja. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë me dije se në pankinë do të ulet një trajner gjerman.

“Çështja e trajnerit të Kosovës është punë e kryer. Zyrtarizimi do të ndodhë gjatë ditëve në vijim, gjersa mund të theksojë se ai do të jetë gjerman”, tha Agim Ademi për ‘Kanal10’.

Kosova zhvilloi një fazë kualifikuesesh të Euro 2024 nën nivelin e duhur, duke zhgënjyer tifozët. Synimi për të ardhmen është kualifikimi në një kompeticion madhor.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook