Mbante të mbyllur nënën, gruan dhe vajzën, zbulohen detaje të reja, 35-vjeçarit do t’i bëhet ekspertiza ligjore

Zbulohen detaje të reja në lidhje ne 35-vjeçarin Jetnor Zhabolin, i cili mbante të mbyllur në banesë nënën, gruan dhe vajzën.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për se ndaj 35-vjeçarit do të kryhet një ekspertizë ligjore, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Çifti Zhaboli ishin prindër të dy fëmijëve 9 dhe 3 vjeç. 35-vjeçari nuk ka precedent penal dhe ka një skedë të pastër në policinë e shtetit.

Policia e ka mbajtur në monitorim prej kohësh situatën në familjen në fjalë pasi kishte informacioni që bashkëshorti dhunonte bashkëshorten, por kur janë thirrur nga policia më parë bashkëshortja ka deklaruar se nuk dhunohej nga 35 vjeçari.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×